United fiton derbin me Cityn, Diallo me paraqitje fantastike, notat e lojtarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester United triumfon me shifrat 1-2 ndaj Manchester Cityt, në një derbi spektakolar të mbajtur në “Etihad”.

Të besuarit e Guardiolës mbyllën pjesën e parë në epërsi, pas golit të Gvardiol. Djemtë e Amorim përmbysën llogaritë, ishte Bruno Fernandes që përktheu në gol një penallti (88’), ndërsa Diallo pak më vonë ktheu gjithçka në favor të “Djajve të kuq”.

United renditet në vendin e 12-të, City renditet në vendin e pestë.

Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij në këtë sfidë, Amad Diallo u vlerësua me notën 8.3 nga Sofascore duke u shpallur kështu lojtari më i mirë i ndeshjes.

Me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Lisandro Martinez (7.7), Bruno Fernandes (7.4) dhe Manuel Ugarte (7.1).

Tek City në anën tjetër lojtari më i mirë në fushë ishte Josko Gvardiol me notën 7.5, ndërsa paraqitje solide patën edhe Kevin De Bruyne (7.5) dhe Phil Foden e Ilkay Gundogan (7.1).

Share This Article