Manchester United ka fituar 2-1 në udhëtim te Evertoni në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.
Alex Iëobi ia doli të shënonte golin e parë e takimit në minutën e pestë, duke ndezur kështu sfidën.
Por, Djajtë e Kuq i barazuan shifrat me anë të Antony që realizoi në minutën e 15-të me një asistim të Anthony Martialit.
Francezi më pas pësoi lëndim dhe u detyrua të lëshonte fushën në minutën e 29-të, ndërsa në vend të tij u fut Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez ia doli që në minutën e 44-të shënoi për 2-1 për Unitedin, ndërsa Casemiro ishte asistuesi.
Ky ishte goli i 700-të në nivel klubesh për pesë herë fituesin e Topit të Artë.
Në 45 minutat, United ishin edhe më kërkues, por që nuk ia dolën të shënonin më gola.
Lojtarët e drejtuar nga Erik ten Hag ishin të vendosur të largoheshin me tri pikë nga ky takim, dhe zhvilluan lojë më të rrezikshme, duke shënuar një gol – mirëpo që u anulua nga VAR-i për lojë me dorë.
Ishte minuta e 81-të e takimit, kur Marcush Rashford e devijoi topin me dorë në drejtim të portës së Evrtonit, duke ia dal më pas të mposhtë Jordan Pickfordin, e që u anulua.
United e mbajti këtë epërsi minimale deri në fund dhe arkëtuan kështu tri pikë mjaftë të rëndësishme, ndërsa gjendet në vendin e pestë me 15 pikë. /