United lejon Ronaldon të largohet, me një kusht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester United duket se është dorëzuar dhe është gati ta lë të lirë Cristiano Ronaldo-n këtë verë, por vetëm me formulën e huazimit. Djajtë e Kuq kërkojnë të rinovojnë kontratën e Ronaldo-s, pavarësisht se super portugezi ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Old Trafford”.

Por United nuk është i këtij mendimi. Klubi është i gatshëm ta huazojë lojtarin vetëm që t’i plotësojë dëshirën për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm. Sipas mediave angleze, United do në këmbim që portugezi të rinovojë kontratën e tij të paktën deri në vitin 2024.

Marrëveshja aktuale e Cristiano Ronaldos me djajtë e kuq është deri në verën e vitit të ardhshëm për këtë arsye gjasat janë dhe më të pakta që lojtari të qëndrojë. Por nëse portugezi largohet në formë huazimi, kjo do ta lejonte Ronaldo-n të kthehej pa një sezoni kur Djajtë e Kuq të sigurojnë rikthimin në kompeticionin elitar.

Share This Article