United me paraqitje të mirë fal Cristiano Ronaldos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester United është këndellur në Premierligë pas disa javëve negative.

Djajtë e Kuq arritën që të marrin fitore të madhe në udhëtim te Tottenham, duke triumfuar 3-0.

Ishte nata e Cristiano Ronaldos, i cili arriti të shënojë dhe asistojë në këtë mbrëmje.

United e gjeti golin e epërsisë në minutën e 39-të. CR7 i kaloi në epërsi “Djajtë e Kuq”.

Në pjesën e dytë, pak minuta pasi u anulua goli tjetër i Cristiano Ronaldos për pozicion jashtë loje, arriti të shënojë sulmuesi Edi Cavani.

Ai shënoi një gol të bukur në minutën e 65-të për 2-0, pasi mori një top të bukur nga Ronaldo.

Disa minuta më vonë, Solskjaer e nxori Ronaldon nga loja për të mos e lodhur më shumë, duke inkuadruar Marcus Rashfordin.

I etur për të luajtur dhe për të treguar vetën pas shumë muajve i dëmtuar, Rashford më në fund e gjeti edhe golin pas së paku dy ndeshjeve me radhë.

Ai shënoi golin përfundimtar në këtë takim, për 3-0 në minutën e 87-të.

Pas kësaj fitore, United është ngjitur në pozitën e pestë në renditjen e Premierligës, me 17 pikë të grumbulluara, tetë më pak se lideri, Chelsea. 

Share This Article