United merr kreun e Premier Ligës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester United ka fituar me rezultat të ngushtë 0-1 kundër Burnley në Turf Moor për ta marrë kreun e Premier Ligës nga Liverpool. Paul Pogba shënoi një gol të bukur për United, gol që ia solli tri pikë dhe formën e mirë të skuadrës së Ole Gunnar Solksjaer.

Paul Pogba ka qenë hero i Manchester United sonte pasi që ka shënuar golin e vetëm kundër Burnley, gol që ja dha kryesimin United, s’paku deri në ndeshjen që United do ta luan kundër Liverpool më 17 janar si mysafir.

Pjesa e parë përfundojë pa gola por që u dominua nga United që nga fillimi i saj.

Dominimi i United vazhdojë edhe në pjesën e dytë kur goli erdhi pas një krosimi të ulët të Marcus Rashford e ku Pogba shënoi me vole në minutën e 71-të te ndeshjes.https://www.televizioni.tv/embed/8k84ee2n6NLhItu

Në minutat e fundit, Burnley tentoi të barazojë dhe disa herë ju afrua golit derisa United tentonte ta gjente golin e dytë me anë të kundërsulmeve.

Në fund pavarësisht se VAR shikoi një penallti për Burnley, ajo nuk u akordua pasi që u cilësua se Maguire nuk e kishte prekur topin me dorë.

Pas xhiros së 17, United është në vendin e parë me 36 pikë, tri më shumë se Liverpool në vendin e dytë dhe katër më shumë se Leicester e Everton në vendin e tretë.

Share This Article