United në çerekfinale të Carabao Cup

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester United e ka mundur pa vështirësi Brighton & Hove Albion në shtëpi të tyre me rezultat 0-2. Meritën më të madhe që United ka kaluar në çerekfinale të Carabao Cup i ka veterani Juan Mata që shënoi një gol dhe bëri një asistim në këtë ndeshje.

Manchester united ka kaluar në çerekfinale të Carabao Cup duke e mposhtur me rezultat 0-3 Brightonin.

Pjesa e parë përfundoi me një gol epërsi të United ku shënoi Scott McTominay pas një asistimi të bukur të Juan Mata në minutën e 44-të.https://streamja.com/embed/jnQe7

Pjesën e dytë Brighton nuk mundi të kthehej në lojë kurse Manchester rriti sulmet në drejtim të portës kundërshtare.

Goli i sigurisë për Djajtë e Kuq erdhi në minutën e 73-të nga Juan Mata.

Pogba do të inkuadrohej në minutën e 69-të në vend të Daniel James dhe do të shënonte golin e tretë në minutën e 80-të.

Manchester United është skuadra e radhës që kalon në çerekfinale të kësaj kupe në Angli. Para tyre kualifikimin tutje gjatë ditës së mërkurë e bëri Neëcastle United, Manchester City dhe Everton.

Të martën Tottenham kaloi në çerekfinale duke eliminuar Chelsean. 

Share This Article