Manchester United është duke kërkuar të përforcohet në afatin kalimtar të janarit dhe tanimë kanë një objektiv.
Djajtë e Kuq janë duke përcjellë nga afër mesfushorin gjerman të Borussia Dortmund, Felix Nmecha.
Gazeta gjermane Sport Bild ka raportuar se reprezentuesi gjerman është bërë një lojtar kyç për Dortmundin që kur u bashkua nga Wolfsburg në vitin 2023.
Nmecha, i cili ka bërë 18 paraqitje për klubin, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 2 asistime këtë sezon, shihet si një nga yjet kryesoë të verdhezinjve.
Djajtë e Kuq po përgatiten që në afatin kalimtar të janarit të bëjnë përpjekje për transferimin e mesfushorit qendror.
23-vjeçari mund të largohet nga Signal Iduna Park, pasi përveç Djajve të Kuq në garë janë edhe Newcastle United dhe Chelsea.
Dortmund e vlerëson si ndër kryesorët të skuadrës Nmenchan, derisa për ta lënë të lirë do të kërkojnë rreth 50 milionë euro.
Nmecha e ka nisur karrierën në Angli në Akademinë e Manchester Cityt, derisa nga viti 2021 është pjesë e futbollit gjerman ku përveç Dortmundit më parë ka luajtur te Wolfsburg