Universitetet britanike shënojnë rekord negativ në listën botërore të më të mirëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kërcënimi nga Brexit-i, buxhetet shtrënguese dhe zgjerimi i pakontrolluar kanë ndikuar që universitetet e Britanisë së Madhe të shënojnë rënie për të katërtin vit me radhë në listën e institucioneve më të mira të arsimit të lartë në botë.

Gati tri të katërtat e universiteteve të këtij shteti shënuan rënie në listë, duke e shkaktuar situatën më të keqe në tabelën e hartuar nga grupi për hulumtime, QS.

Kolegji Imperialist i Londrës u ngrit për një pozitë dhe u vendos në vendin e tetë, duke u bërë universiteti i vetëm britanik në 20 institucionet e para që shënoi përmirësim të pozitës, shkruan “The Guardian”.

Universiteti i Oksfordit ra nga pozita e katërt në pozitën e pestë, ndërsa Kolegji Universitar i Londrës ra për dy vende, nga pozita e tetë në vendin e dhjetë. Universiteti i Kejmbrixhit e mbajti pozitën e shtatë, ndërsa Universiteti i Edinburgut mbeti në vendin e njëzetë.

Nga 84 universitetet britanike që u përfshinë në këtë listë, 66 institucione të arsimit të lartë shënuan rënie të shifrës mesatare të profesorëve për studentë, ndërsa 59 universitete pësuan rënie të citimeve shkencore. Në 51 universitete ra numri i studentëve ndërkombëtarë.

Share This Article