Universitetet nisin mësimin online

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Thuajse të gjitha universitetet tashmë po zhvillojnë në formën online procesin edukativo arsimor, për shkak të situatës së krijuar me virusin Korona.

Në disa prej tyre, interesimi i studentëve është rreth 100 %. Rektori i UEJL-së, Abdulmenaf Bexheti tha për Alsat se për momentin janë 495 lëndë të cilat janë riregjistruar në sesione të ndryshme në nivel të universitetit në formën online.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi tha se dikasteri i tij tashmë ka përgatitur tre propozim dekrete që do t’i dorëzohen Qeverisë që kanë të bëjnë më mësimin nga distanca. Bëhet fjalë për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë.

Kur bëhet fjalë për fëmijët që nuk kanë qasje në internet dhe që jetojë në zonat vështirë të depërtueshme, ministri Ademi tha se në bazë të informacioneve të siguruar, i gjithë territori I vendit është I mbuluar me internet./Alsat/

Share This Article