ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën 18 hours ago
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim 20 hours ago
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja 20 hours ago
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia 20 hours ago
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori 20 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

UP-ja rangohet e 565-të në Evropë

albnews by albnews
28 January, 2019
in Kosova
0
UP-ja rangohet e 565-të në Evropë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link


Në përditësimin e fundit të publikuar nga ranglista prestigjioze e rangimit të universiteteve botërore, Webometrics, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shënuar ngritjen më të madhe ndonjëherë, duke u ranguar në vendin e 1471-të në botë.  

Në edicionin e janarit të këtij viti, Webometrics pasqyron ngritjen e UP-së për 1662 pozita më lartë, që nga viti 2018, kur UP-ja zinte vendin e 3133-të në botë në mesin e rreth 30.000 universiteteve të ranguara.

RelatedPosts

Shqipëria i përgjigjet Serbisë: Çdo përpjekje për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme

Pas Danimarkës, edhe Belgjika synon të dërgojë të burgosur në Kosovë

“Liri, shpresë apo zhgënjim”- Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

Bazuar në publikimin e Webometrics, UP-ja rangohet në vendin e 565-të në Evropë, ndërkaq del në vendin e tetë në rangimin e universiteteve në rajon, duke lënë prapa vetes universitetet e Nishit, Sarajevës, Shkupit, Tiranës, etj. UP-ja, sipas rezultateve të Webometrics, vazhdon të jetë lider i arsimit të lartë në hapësirën shqipfolëse.

Për rektorin e UP-së, prof. dr. Marjan Dema, ngritja e UP-së paraqet lajmin më pozitiv për arsimin e lartë. Sipas tij “UP-ja po vazhdon fuqishëm ta përmirësojë rangimin botëror të tij, me çka po përfaqëson me dinjitet edhe Kosovën, kudo në botë”.  

Dema këtë sukses ia atribuon stafit akademik të UP-së, teksa për këtë arritje, përgëzon organet drejtuese dhe menaxhuese, stafin administrativ dhe studentët e UP-së.

“Shumë profesorë tanë kanë punuar jashtëzakonisht shumë që t’i kontribuojnë hulumtimit në disiplinat e tyre akademike, gjë e cila shpërfaq aftësitë dhe dedikimin e tyre për Universitetin, mund i cili rezultoi me një sukses të tillë për UP-në dhe vendin tonë”, tha Dema.

Progresi i UP-së në këtë drejtim është edhe si rezultat i punës së Zyrës për Kërkime dhe Projekte të Sponsorizuara, e themeluar në vitin 2018, e cila ka si objektiv mbështetjen e kërkimit dhe financimin e projekteve të stafit akademik. UP-ja në këtë drejtim është përkrahur edhe nga partnerë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.   

Webometrics është një prej rangimeve më të rëndësishme botërore, i zhvilluar nën patronatin e Këshillit të Lartë të Kërkimit Shkencor (Consejo Superior de Investigaciones Cientificas – CSIS), me qendër në Madrid, njësi e Ministrisë së Edukimit të Spanjës.

Cybermetrics është një ranglistë jofitimprurëse e cila “nuk pranon pagesa për përfshirje në rangim, as edhe oferta për reklamim të ndonjë universiteti”.

Më shumë rreth Webometrics, gjeni në linkun e zyrtar të ueb faqes së tyre: http://www.webometrics.info/, ndërkaq për edicionin e sapo publikuar, klikoni linkun në vijim: http://www.webometrics.info/en/current_edition

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

6 October, 2025
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

6 October, 2025
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

6 October, 2025
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result