Ura e Kordhocës në Lazarat, monument kulture me vlera historike e arkitekturore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ura e Kordhocës, e ngritur mbi lumin Drino rreth 4 km në juglindje të Gjirokastrës, dallohet për madhësinë dhe finesën e realizimit teknik.

Kjo urë kryente funksionin lidhës midis qytetit dhe fshatrave rreth Suhës. Ura është e ndërtuar me gurë të zinj ndërsa mbushja e saj është me gurë gëlqerorë.

Harqet e mëdhenj janë ndërtuar me rreshta dyfish gurësh në të cilat ruhen ganxhat metalike për mbërthimin e gurëve ballorë të harkut.

Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshëm dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturor.

Aktualisht është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Ura ruhet në gjendje relativisht të mirë./ATSH/

Share This Article