Ura e Kurçajt së shpejti e qasshme për banorët dhe turistët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në urën e Kurçajt në Krujë po vazhdojnë punimet restauruese për t’u kthyer në arsyen kryesore të rigjallërimit të zonës rreth saj.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë bën të ditur se ky sit i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore po rimerr formën e tij falë programit EU4 Culture.

“Ura e Kurçajt së shpejti do të mund të përdoret nga banorët e zonës dhe vizitohet nga turistët, duke u kthyer në arsyen kryesore të rigjallërimit të zonës rreth saj. Ne besojmë se ky sit i trashëgimisë kulturore i ndërtuar shekuj më parë, do të kthehet në arsyen kryesore të rivitalizimit të zonës rreth tij”, shprehet Delegacioni i BE-së.

Ura e Kurçajt ndërtim i shekullit XVIII, ndodhet në hyrje të fshatit Kurçaj të komunës së Niklës, nga ana e Krujës, mbi lumin e Zezës, që buron nga Qafështama.

Ura e Kurçajt i shërbente rrugës së shkurtër të karvanëve Tiranë-Krujë, sipas këtij itinerari: Tiranë-Zall Herr-Rradhesh-Mukaj-Buronjë-Kurçaj-Barkanesh-Krujë.

Në thembrat e qemerit të madh ruhen vrimat e trarëve të poshtëm të armaturës së harkut.

Në faqet ballore është e punuar me gurë pllakë të zinj, vendosur shtrirë, ndërsa kalldrëmi është i bërë me breza, tip shkallësh.

Këta breza ngrihen mbi bazën e kalldrëmit rreth 10-15 cm dhe shtriheshin çdo 100-120 cm./ATSH/

Share This Article