Uragani Dorian i afrohet Floridës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Uragani Dorian po i afrohet Floridës dhe kërcënon 10 milionë banorë.

“Uragani po përforcohet dhe tani ka arritur në kategorinë 4, jashtëzakonisht i rrezikshëm. Mund të jetë shumë shkatërrues”, paralajmëron presidenti Donald Trump.

Janë duke u marrë masat në të gjithë shtetin, meqenëse nuk është arritur të parashikohet me saktësi trajektorja e uraganit. Megjithatë matjet e fundit tregojnë një ndryshim të trajektores dhe mendohet se uragani do të prekë vetëm brigjet duke kursye pjesën e brendshme.

Por asgjë nuk është e sigurt edhe sepse efektet e para të uraganit po ndihen, me ujin që rritet në Majemi dhe disa përmbytje në qytet.

Evakuimet e detyrueshme janë duke u kryer në disa zona të shtetit, të cilat konsiderohen për momentin më të rrezikuarat nga Dorian. Mes tyre janë Brevard, Palm Beach dhe Martin./ATSH/ 

Share This Article