Uragani Ida i merr jetën të gjithë anëtarëve të familjes në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një familje e tërë është mbytur nga vërshimi i ujërave si pasojë e uraganit Ida në bregdetin lindor të shteteve të bashkuara të Amerikës.

Mediat transportojnë se Rosa Espinal, 72 vjeç dhe burri i saj Jose Torres, 71 vjeç, së bashku me djalin e tyre 38-vjeçar humbën jetën kur uji pushtoi banesën e tyre në New Jersey, edhe fqinja e tyre, 33-vjeçare Shakia Garrett ishte viktimë e përmbytjeve.

Kërkimet po vazhdojnë edhe për gjashtë persona të tjerë të konsideruar të   zhdukur. Deri të shtunën në mesditë raportohet se Të paktën 25 persona vdiqën në New Jersey dhe 18 në shtetin e New York. Për ngjarjen katastrofike ka reaguar dhe Presidenti Joe Biden i cili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Apartamente të shkatërruara shtëpi të përmbytura, makina të dëmtuara.

Këto janë pamjet që ofrohen nga uragani që tashmë ka humbur furinë. Por përmbytjet kanë nxjerrë në dritë dhe infrastrukturën dhe pasojat nga ndërtimet e pa rregullta.

Një tjetër problem mbetet dhe dëmtimi i urave. Ekspertët kanë hartuar një listë me 800 prej tyre në të dy zonat që do të duhet të inspektohen por edhe të restaurohen.

Share This Article