Uragani Oscar mbërrin në Kubë, banorët protestojnë me tenxhere për ndërprerjet e energjisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Uragani Oscar zbarkoi në Kubën lindore me erëra maksimale që shkojnë deri në 130 kilometra në orë, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA.

“Imazhet satelitore dhe të dhënat e radarit tregojnë se Oscar u rrëzua në provincën kubane të Guantanamos pranë qytetit të Baracoa”, tha NHC.

Ndërkohë ndërprerjet e planifikuara të energjisë vazhdojnë në ishull dhe duhet të përfundojnë nesër.

Pas tri ditësh pa energji elektrike, disa banorë protestuan me tenxhere në qytete të ndryshme. Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel paralajmëroi se qeveria e tij “nuk do të tolerojë shqetësime të rendit publik”. Të gjithë ata që janë përgjegjës për trazirat, tha ai në televizion, do të ndiqen penalisht “me ashpërsinë e parashikuar nga ligjet revolucionare”, shtoi ai.

Stuhia goditi disa ditë pasi dështimi i termocentralit më të madh të Kubës dëmtoi rrjetin kombëtar, duke grumbulluar më shumë presion mbi një komb që tashmë po lufton me mungesën e ushqimit, ilaçeve, karburantit dhe ujit.

Share This Article