Urbanët në kolaps, paralajmërohet dyfishim i biletës, në rrugë gjysma e flotave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që në orët e para të mëngjesit qytetarët u gjendën në një kolaps për të lëvizur nga një destinacion në tjetrin.

Kompanitë e transportit urban dolën në rrugë më gjysmën e flotave. Kjo shkaktoi pritje të gjatë në pikat e stacioneve, dhe tejmbushje të mjeteve. Të vetëdijshëm për situatën e krijuar, operatorët thonë se nuk kanë mundësi tjetër, përballë rritjes së çmimit të naftës.

Shoqata kërkoi disa ditë më parë heqjen e akcizës së naftës dhe mbështetje financiare, por kërkesat e tyre nuk u plotësuan.

Në këtë mënyrë kompanitë e urbanëve thonë se do të dyfishojnë çmimin e biletës.

Të lodhur nga pritja në stacione, qytetarët thonë se ky çmim do të ishte mjaft i lartë, ndonëse nuk surprizohen.

Ulja e shifrave të infektimeve ishte një lajm i mirë i këtyre ditëve, por me këtë situatë në transportin publik, përveç ekonomisë, në diskutim vihet edhe shëndeti i qytetarëve.

Share This Article