Urdhërohet mbyllja e thertores gjermane pas rasteve me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një thertore gjermane e goditur nga koronavirusi është urdhëruar të mbyllet, kanë njoftuar autoritetet. Po vazhdojnë probleme me Covid-19 nëpër industrinë e mishit në Gjermani.

Thertorja “Wiedemark” në Soegel në veri të Gjermanisë, që është në pronë të gjigantit Toennies, duhet të ndalojë therjen e kafshëve nga dita e premte, e të kompletojë paketimin deri të dielën e më pas të mbyllet. Fillimisht duhet të mbyllet për 22 ditë, kanë thënë autoritetet rajonale të Emslandit. 112 nga 2000 e më tepër punëtorë janë testuar pozitivë me koronavirus.

Toennies ka thënë se ka marrë masa për të parandaluar infeksionet e reja në ditët e fundit në koordinim me autoritetet e Emslandit dhe e ka vlerësuar urdhrin për mbyllje të kësaj fabrike të mishit si “jo proporcionale”. Ka thënë se do të ndjekë rrugët ligjore.

Përhapja e koronavirusit në disa thertore në Gjermani ka detyruar industrinë e mishit në këtë vend të rishikojë sistemin e punës.

Fabrika e mishit e Toennies në Rheda-Wiedenbrueck ishte mbyllur për një muaj në qershor pasi rreth 1500 punëtorë kishin rezultuar pozitivë me koronavirus.

Share This Article