Urdhri i prerë i Infantinos për televizionet gjatë Botërorit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gianni Infantino ishte shumë i pranishëm në Botërorin e Katarit. Falë afërsisë mes stadiumeve në Katar dhe kohës ndërmjet një ndeshjeje në tjetrën, Presidenti i FIFA-s mund të shkonte personalisht për të shijuar secilën nga ndeshjet që u luajtën në Kupën e fundit të Botës, që e fitoi Argjentina.

Gjithashtu, kreu i FIFA-s është parë në të gjitha transmetimet e ndeshjeve, por kjo nuk ka ndodhur rastësisht.

Siç zbulon gazeta britanike “The Times”, Infantino i ka dhënë urdhra të qarta kompanisë përgjegjëse për transmetimin e ndeshjeve, për ta nxjerrë në televizor të paktën një herë në çdo ndeshje. Por, Presidenti nuk duhej të shfaqej kurrë ndërsa kontrollonte celularin e tij, por gjithmonë duke parë në fushë.

Shumë prej imazheve të Infantinos që dolën në televizion nuk u shfaqën në ekranet e stadiumit, pasi në disa raste Infantino u vërshëllye dhe vendosi që, në mënyrë që kjo të mos ndodhte më, imazhet e tij në stadium të mos jepeshin fare.

Udhëzimet për përdorimin e imazhit të Infantino vijnë nga HBS, një shërbim transmetimi me bazë në Zvicër, që FIFA e përdor për ndeshjet e Kupës së Botës, pa qenë në gjendje televizionet e secilit vend të vendosin se cilin imazh e transmetojnë në televizion në çdo moment.

Share This Article