Është e lehtë ta kuptosh pse “Kristali” është një nga atraksionet më interesante në Kinë.
Objekti magjepsës është i projektuar nga Moshe Safdie, dhe njihet si “urën në qiell” të lartë 250 metra, përcjell Telegrafi.
E njohur si ndërtesë horizontale, ajo shtrihet përgjatë 350 metrave në tetë objekte të tjera, që plotëson kompleksin “Raffles City Chongqing”, e cila gjendet buzë lumit në Kinën jugperëndimore.
Si masë për menaxhimin e turmës për shkak të pandemisë COVID-19, është zbatuar një kuotë ditore e vizitorëve prej 3,000. Secilit vizitor do t’i ndahet një hark kohor për shmangur grumbullimin.
“Ura e qiellit” që lidh katër nga tetë ndërtesat, përmban një kuvertë që mund të shihet qyteti.
“Deck Exploration” udhëzon vizitorët nga kati përdhes drejt kuvertës përmes një ekspozite.
“Kristali”, kur të jetë plotësisht i hapur, do të mbjellë rreth 120 pemë që do të rriten deri në nëntë metra të larta.