Urgjenca e QSUT, shtohen rastet me infarkt tek përdoruesit e drogave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përdoruesit e lëndëve narkotike po “sulmohen” nga infarktet e miokardit.

Këta pacientë janë të predispozuar të pësojnë arrest kardiak dhe çregullime të ritmit të zemrës, ndaj rastet në urgjencën polivalente të QSUT janë shtuar shumë së fundmi.

Mjekja e urgjencës, Anduela Çuko, i tha RTSH-së se krahas të sëmurëve kardiakë një kontigjent i përditshëm pacientësh janë edhe përdoruesit e lëndëve narkotike.

“Lëndët narkotike janë një shkak që moshat e reja  po kryejnë infarkte të miokardit. Ata paraqiten tek ne në urgjencë dhe janë shumë të predispozuar për t‘u prekur. Përveç kësaj ata mbajnë edhe problematika të tjera si ç‘rregullime të ritmit të zemrës.

Ky fenomen është shtuar sidomos këtë vitin e fundit sa edhe ne po habitemi. Çdo pacient që vjen, sidomos përdoruesit e lëndëve narkotike, i nënshtrohen një ekzaminimi bazë që është elektrokardiograma“, tha mjekja.

Mjekja thotë se zakonisht fundjavat janë ditët më të ngarkuara ku asistohen më shumë përdorues të lëndëve narkotike.

Ata vijnë në gjendje të rënduar nga mbipërdorimi i drogave që konsumojnë pas festave, koncerteve apo udhëtimeve nëpër skafe me shoqëri.

Share This Article