ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 3 hours ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 3 hours ago
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë 3 hours ago
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre 3 hours ago
Premier League/ Nuk ka minuta për Brojën, ndalet Tottenham. Rezultatet e katër ndeshjeve 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Urimi i Berishës për Vitin e Ri: Muajt e fundit të 2021 ishin mrekulli, bëmë revolucion

albnews by albnews
31 December, 2021
in Albania
0
Berisha: Udhëtimi im në Tropojë ishte gjysëm tokësor, gjysëm qiellor
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha ka bërë bilancin e vitit që po lëmë pas, vit të cilin e ka konsideruar si “medalje me dy anë”.

Sipas tij ana e zezë, përfshinë zgjedhjet e 25 prillit që i quan të rrënuara si dhe pengmarrjen e opozitës, nga Edi Rama.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Sakaq, ana tjetër e medaljes, për ish-kryeministrin është e ndritur. Sipas Berishës sovrani mori në duar fatin e opozitës në revolucionin demokratik

Mesazhi i plotë:

Le të jetë ky vit për ju me gëzime. Uroj të festoni të gëzuar në vatrat tuaja familjare dhe kudo që ndodheni. Siç është zakon secili prej nesh në prag në ndërrimit të viteve bën një bilanc. Viti që lamë pas shëmbëllen më shumë se çdo tjetër një medalje me të dy anët. Një është e zezë dhe ana tjetër, medalje ari. Në anën e zezë të kësaj medalje ata që do të vijnë pas nesh do të lexojnë fatkeqësinë kombëtares, mandati i tretë i narko-shtetit, zgjedhjet më të rrënuara në historinë e këtij vendi.

Në anën e zezë të kësaj medalje do të lexojnë aktet madhore të shkelmit të interesit kombëtar dhe tradhtisë kombëtare nga regjimi aktual. Angazhimi total si vasal i Beogradit në një politikë anti-shqiptare, të ashtuquajturin Ballkani i Hapur. Po në këtë anë gjendet i gdhendur akti politik më makabër i këtyre 30 viteve, përpjekja e hapur për asgjësimin e pluralizmit politik shqiptar, jo vetëm nëpërmjet dhunimit masiv të zgjedhjeve, por më e keqja nëpërmjet marrjes peng të opozitës shqiptare.

Fatmirësisht ky vit ka edhe anën tjetër, atë të ndritur në një moment kritik për pluralizmin, për ekzistencën e opozitës së vërtetë shqiptare në një moment kur të shumtë ishin ata se forca kryesore opozitare për shkak të ciklit të dështimeve nuk meritonte më të ekzistonte si e tillë.

Muajt  fundit të këtij viti ishin muajt e mrekullisë së lirisë. Si kurrë ndonjëherë sovrani mori në duar fatin e opozitës në një seri foltoresh vloi ai që unë e kam quajtur revolucioni demokratik i vitit 2021. Që u kurorëzua me Kuvendin Kombëtar të paparë ndonjëherë, të thirrur nga anëtarësia, në të cilin u morën vendime historike për të ngritur opozitën shqiptare në lartësinë e idealeve dhe për të larguar një besëprerë, një njeri që në 8 vite rrënoi shpresat e demokratëve.

Kjo anë medalje e bën vitin 2021, një vit të mrekullisë. Duke përfunduar këtë mesazh dëshiroj nga zemra t’ju uroj gëzuar Vitin e Ri 2022!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

20 September, 2025
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

20 September, 2025
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result