Uroi Biden për fitoren, George W. Bush thirrje Trump-it: Prano rezultatin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gati 24 orë pasi Biden kaloi pragun elektoral prej 270 votash elektorale, George W. Bush e ka uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane, ndërsa kërkoi nga Donald Trump që të pranojë rezultatin.

“Sapo fola me Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, tha Bush në një deklaratë.

“Megjithëse kemi dallime politike, unë e njoh Joe Biden të jetë një njeri i mirë, i cili ka fituar mundësinë e tij për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë”, ka thënë Bush.

Më tej, një thirrje për Donald Trump që të njohë rezultatin. “Pavarësisht se si keni votuar, vota juaj është numëruar. Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore dhe çdo çështje e pazgjidhur do të gjykohet si duhet. Populli amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thelbësisht të drejta, rezultati ishte i qartë”, ka thënë Bush.

Share This Article