Uroi presidentin e zgjedhur të Tajvanit, Kina parlajmëron Filipinet: Mos luani me zjarrin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina thirri ambasadorin nga Filipinet të martën dhe paralajmëroi vendin “të mos luajë me zjarrin” pasi Presidenti Ferdinand Marcos Jr uroi presidentin e zgjedhur të Tajvanit Lai Ching-te për fitoren e tij në zgjedhje.

Kina ishte “shumë e pakënaqur dhe i kundërshton me vendosmëri këto komente”, tha zëdhënësi i ministrisë së saj të jashtme, duke iu referuar Marcos që uroi Lai të hënën për fitoren e zgjedhjeve të Tajvanit dhe duke iu referuar atij si presidentin e saj të ardhshëm, raporton Reuters.

“Vërejtjet përkatëse të Presidentit Marcos përbëjnë një shkelje serioze të parimit “Një Kinë” dhe … një shkelje serioze e angazhimeve politike të marra nga Filipinet ndaj palës kineze dhe një ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Kinës”, tha zëdhënësi Mao Ning.

Share This Article