Ursula von der Leyen i “mbyll derën” AfD dhe Le Pen, Presidentja e KE: Nuk do të punoj kurrë me partitë ekstremiste!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ajo kurrë nuk do të punojë me partitë ekstremiste si AfD në Gjermani apo partinë e Marine Le Pen në në Francë, pavarësisht sa vota do të marrin në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo tha se parti të tilla kaluan një vijë të kuqe për pro-evropianët si ajo dhe grupimin politik të qendrës së djathtë të cilit ajo i përket, Partisë Popullore Evropiane.

“Unë punoj me pro-evropianë, pro-NATO, pro-ukrainas, mbështetës të qartë të vlerave tona demokratike,” tha ajo duke nisur fushatën e saj zyrtare për një mandat të dytë pesë-vjeçar si presidente e komisionit.

Çështja se me kë do të punojë EPP në parlamentin e ardhshëm të BE-së është bërë një çështje kritike me rritjen e ekstremizmit në të gjithë Evropën dhe sondazhet parashikojnë përfitime të rëndësishme për partitë populiste në Gjermani, Francë, Itali dhe vende të tjera sipas The Guardian.

“Ata që mbrojnë demokracinë kundër euroskeptikëve dhe ata që mbrojnë vlerat tona kundër miqve të Putinit, janë ata me të cilët dua të punoj”, tha ajo.

Share This Article