Ursula Von Der Leyen: Përkushtohem për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidatja për kryetare të Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen tha se mbetej e përkushtuar në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Në përgjigjen e pyetjes së grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD), në Parlamentin Evropian, Von Der Leyen tha: “jam e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE”.

“Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht”, – porosit Von der Leyen, që mbështet dyert e hapura drejt vendeve të Evropës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor, që kërkojnë anëtarësim në BE.

Ndërkohë, në një letër për social-demokratët, në vigjilje të votimit të nesërm në Parlamentin Europian për zgjedhjen e saj në funksionin e presidentit të Komisionit Europian, Von der Leyen tha se po planifikon të propozojë një pakt të ri të BE-së për migrimin dhe azilin. 
“Na nevojitet mënyrë e re e risistemimit të ngarkesës. Na nevojitet edhe fillim i ri”, – thotë ajo.

Share This Article