Gjermania, Ursula von der Leyen u zgjodh nga eurodeputetët presidente e Komisionit Europian, duke u bërë gruaja e parë në krye të ekzekutivit europian.
Me 383 vota pro, ministrja aktuale gjermane e Mbrojtjes, kandidate e zgjedhur nga shtetet anëtare, mori gjerësisht më shumë se sa mazhorancën absolute prej 374 votash në Parlamentin Europian, që ishte e nevojshme që në nëntor të zëvendësojë luksemburgasin Jean Claude Juncker.