US Open/ Novak Djokovic mund Taylor Fritz dhe përgatitet për një gjysmëfinale të gjatë me Carlos Alcaraz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbrëmjen e kaluar Novak Djokovic mundi amerikanin Taylor Fritz në një ndeshje që zgjati katër sete (6-3, 7-5, 3-6, 6-4). Tenisti serb mundi që të kalonte për më tej falë një dueli, i cili nuk ishte aq i lehtë për tu arritur.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, isha me fat në setin e dytë kur arrita që të dilja nga disa brek poit. Nuk mendoj se dominova ndeshjen, mu duk i padrejtë fundi i saj pas gabimit të dyfishtë të Taylor. Por në fund rëndësi ka fitorja”, tha tenisti serb, i cili do të sfidojë Alcaraz në gjysmëfinalen e US Open, e cila do të jetë e 53-ta në një Grand Slam për atë.

Sa i përket duelit të radhës, “Nole” pohoi se po përgatitet për një ndeshje të gjatë, e cila mund të jetë “një betejë pesë setesh”.

Share This Article