Ushtarakët amerikan stërvitin kadetët e FSK-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se instruktorët ushtarakë amerikan kanë stërvitur kadetët e Akademisë së Mbrojtjes.

Mehaj ka bërë të ditur se stërvitjet kanë pasur të bëjnë me evakuimin mjekësor me helikopter.

“Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin kadetët e Akademisë sonë të Mbrojtjes. Në kampin ‘Bondsteel’, kadetët e QSU-së së Akademisë sonë të Mbrojtjes, stërviten nga instruktorë amerikan për evakuim mjekësor me helikopter (AeroMedeVac). Forca e Sigurisë së Kosovës dhe kuadrot e saj të reja të oficerëve edukohen dhe stërviten sipas praktikave më të avancuara të ushtrisë amerikane”, thotë Mehaj.

Tutje, ai ka shkruar “Mirënjohje e përjetshme për ushtarakët e SHBA-së që ofrojnë eksperiencën dhe kapacitetet e tyre në zhvillimin e shkathtësive profesionale të kuadrove tona”. 

Share This Article