Ushtarët amerikanë në Bondsteel i marrin vaksinat anti-Covid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtarët mjekësor të ushtrisë amerikane në Kampin Bondsteel kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

“Sapo morëm vaksinën Janssen Johnson and Johnson nga Gjermania”, tha Kimberly Raymond, infermierja e kontrollit të infeksionit në Kampin Bondsteel.

“Ne kemi dashur të fillojmë menjëherë të vaksinojmë ushtarët dhe civilët tanë për t’i mbrojtur ata dhe për të ndihmuar krijimin e një pengese kundër COVID-19”, ka deklaruar tutje ajo.

Gjatë javës tjetër, stafi mjekësor në Kampin Bondsteel planifikon të vaksinojë me vaksinën anti-COVID çdo ushtar amerikan ose civil të Departamentit të Mbrojtjes në RC-E që shprehë dëshirë të marrë një të tillë. Marrja e vaksinës nuk është e detyrueshme për ta. 

Share This Article