Ushtarët britanikë u lejohet të mbajnë mjekër, por pasi të plotësojnë disa kushte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtarët dhe oficerët tani lejohen të mbajnë mjekër ndërsa shërbejnë në ushtrinë britanike. Mjekra dhe mustaqet lejohen, por ato duhet të jenë të rregullta dhe të mirëmbajtura siç duhet, të cilat do të kontrollohen rregullisht.

Ky vendim i ushtrisë britanike është një nga seritë e marra nga forcat e armatosura. Direktiva e re vjen pas vitesh diskutimesh rreth rregullit të mjekrës së Ushtrisë. Ndryshimi pason një rishikim njëmujor të politikës së ushtrisë për paraqitjen e personelit të saj, tha një zëdhënës i ushtrisë britanike për BBC, “ne dëgjuam njerëzit tanë dhe vepruam”.

Megjithatë është e mundur që do të ketë raste të veçanta ku personeli do të kërkohet të rruhet, në mënyrë që oficerët dhe ushtarët të informohen kur dhe sipas rrethanave. Besohet se ndryshimi i këtij rregulli do të ndihmojë në tërheqjen e rekrutëve të rinj. Disa vende tashmë lejojnë ushtarët e tyre të mbajnë mjekër, duke përfshirë Danimarkën, Gjermaninë dhe Belgjikën.

Share This Article