Ushtarët e FSK-së kujtojnë tërmetin: Nuk bëmë më shumë se sa bën vëllai për vëllain

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mëngjesin e 26 nëntorit 2019, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës u nisën për të ndihmuar Shqipërinë e goditur nga tërmeti me magnitudë 6,4.

Njësia e kërkim-shpëtimit e FSK-së me aparatura digjitale dhe ajo K9, që operon me qentë, u mobilizuan kryesisht krah banorëve të Durrësit dhe Thumanës, ku dëmet ishin më të mëdhatë.

Rreshter-majori, Lulëzim Rexhepi, nënoficeri i parë i kompanisë së kërkim-shpëtimit dhe rreshter Adnan Krasniqi, kujtojnë ditët dhe netët e mundimshme dhe stresuese të asaj kohe.

“Ne kemi mbërritur atje dy ditët e para dhe një natë kemi vepruar pa ndërprerje gjatë aksionit në kërkim dhe shpëtim. Nxjerrje të njerëzve. Gjendja ka qenë më e rëndë se sa kemi pritur. Kemi arritur të kemi sukses edhe pse ka qenë prekëse, sepse edhe ne jemi njerëz e kemi familje.”

Ushtarët e Kosovës ishin të parët ndërkombëtarë që u erdhën në ndihmë Shqipërisë në mëngjesin tragjik, dhe të parët që panë gërmadhat dhe panikun në sytë e banorëve.

“Për shkak të plagëve të mëdha që kanë pasur dhe shtypjeve nga pllakat e betonit, kanë ndërruar jetë dhe kemi nxjerrë edhe viktima, gjë që ka qenë emocionuese dhe prekëse për ne. Nuk kemi ndalur kërkimin dhe të biem në ndikimin e emocioneve.”

Një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, Kosova do festonte Ditën e Ushtrisë, por kësaj radhe vendin e gjente një ditë zie, do deklaronte atë kohë komandanti i Forcës së Kosovës, Rrahman Rama.

“Ne nuk kemi bërë asgjë më shumë se e kemi kryer detyrën dhe punën tonë, nuk kemi bërë më shumë se vëllai për vëllain që bën.”

Në dhjetor të vitit që shkoi, pjesëtarët e FSK-së pranuan nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekoratën e Artë të Shqiponjës, në shenjë falënderimi për ndihmën e dhënë pas tërmetit.

Nuk mungoi as falënderimi për qenin e njohur të FSK-së që ishte pjesë e kërkim-shpëtimit, që arriti të lokalizojë një person të gjallë nga rrënojat në Thumanë, përpos trupave të pajetë.

Tërmeti i 26 nëntorit preku në mënyrë direkte dhe indirekte 202 mijë persona, la 51 viktima dhe gati 1 mijë të plagosur në Tiranë dhe Durrës, dy nga bashkitë më të populluara./Ora News/

Share This Article