Ushtarët e KFOR-it dhurojnë gjak në mbështetje të popullit të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi 60 ushtarë dhe personel civil të KFOR-it kanë dhuruar vullnetarisht gjak në Kampin Bondsteel.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se kjo është bërë për të mbështetur Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe popullin e Kosovës.

“Dhurimi i gjakut është një gjest vullnetar, personal dhe i fortë altruizmi që dëshmon përkushtimin e pjesëtarit të KFOR-it për të mbështetur popullatën e Kosovës edhe përtej thirrjes së detyrës siç thuhet me fjalën “angazhim” të pranishëm në moton e KFOR-it”, thuhet në njoftimin për media.

Share This Article