Rreth 75 mijë persona kanë nënshkruar një letër të hapur duke paralajmëruar për rrezikun e një lufte civile në Francë, raporton BBC.
Mesazhi, i publikuar në një revistë të krahut të djathtë, akuzon Qeverinë e Francës se po i jep “koncesione” islamizmit, raporton BBC.
“Ka të bëjë me mbijetesën e shtetit tonë”, është shkruar në tekst, që është lëshuar anonimisht nga ushtarët para se të mbështetej nga anëtarët e publikut.
Qeveria franceze kishte dënuar një letër të ngjashme të publikuar nga gjeneralët gjysëm të pensionuar në fund të muajit të kaluar.
Ministri i Mbrojtjes së Francës, Florence Parly, kishte thënë atë kohë se ata do të ndëshkohen pasi kanë shkelur ligjin që u ndalon rezervistëve apo ushtarakëve që të shprehin publikisht opinionin e tyre për fenë apo politikën.
Mirëpo, lideri i krahut të djathtë Marine Le Pen, kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, ka folur në përkrahje të ushtarakëve prapa asaj letre.
Letra e fundit është publikuar të dielën mbrëma “Valeurs Actuelles”, mirëpo numri i anëtarëve dhe rangu i atyre që kanë nënshkruar, apo sa anëtarë aktivë të Ushtrisë kanë nënshkruar, mbetet i paqartë.
Mirëpo, autorët e letrës përshkruajnë veten si gjeneratë më e re e ushtarëve që kanë shërbyer në Afganistan, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore, apo në operacionet në Francë kundër terrorizmit.
“Kanë dhënë lëkurën e tyre për të shkatërruar islamizmin të cilit po i jepni koncesione në territorin tonë”, është shkruar në letër.