Ushtarët rusë bartin jelek antiplumb të përdorur, shumica prej tyre janë të dëmtuar dhe të gjakosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar fotografi të pajisjeve ushtarake që po i sekuestron nga ushtria ruse.

Ata pretendojnë se eprorët rusë po u japin ushtarëve të tyre jelek antiplumb të përdorur – ku shumë prej tyre janë të shpuar e madje të gjakosur, transmeton Telegrafi.

Në fotografitë e publikuara më poshtë, shihen jelekët anti-plumb të dëmtuar si dhe të mbuluar me gjak, që dëshmojnë se ata ishin përdorur më herët dhe si pasojë ka rrjedh gjaku i ushtarëve të plagosur.

Ndryshe gjatë ditës së sotme është publikuar edhe një audio-incizim, ku një çift bashkëshortor diskutojnë në telefon dhe ajo në një moment burrit të saj që është ushtar rusë në Ukrainë, i jep leje për të përdhunuar gratë ukrainase.

Share This Article