ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse 5 hours ago
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk) 5 hours ago
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur 6 hours ago
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës 6 hours ago
U plagos pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërron jetë anëtarja e Gardës Kombëtare Amerikane 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ushtarët rusë të vrarë në fushën e betejës braktisen nga Moska

albnews by albnews
23 March, 2022
in Bota
0
Ushtarët rusë të vrarë në fushën e betejës braktisen nga Moska
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në rajonin jugor të Ukrainës, në Mykolav përcillet një tjetër realitet i zymtë.

RelatedPosts

Po na lexojnë mesazhet? Europa po hap derën e mbikëqyrjes digjitale me ChatControl

U zhduk 13 vite më parë, gjendet i braktisur avioni Boeing 737-200

Cilat shtete preken nga vendimi i Trump? SHBA i mbyll derën emigrantëve nga vendet e botës së tretë

Ndërsa ngricat shkrihen dhe temperaturat janë në rritje, trupat e ushtarëve rusë të shpërndarë nëpër zona të ndryshme po kthehen në problem.

Vitaly Kim, guvernatori i rajonit, u bëri thirrje banorëve vendas që të ndihmojnë në mbledhjen e kufomave.

“Ne nuk jemi kafshë, apo jo?” u shpreh ai drejtuar banorëve.

Mykolaiv ishte ndër kryeqytetet e para rajonale që u sulmuan pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Por beteja për qytetin, një gur themeli në kërkimin e Rusisë drejt perëndimit përgjatë bregut të Detit të Zi në Odesa, është ende i ndezur dhe është e paqartë se për sa kohë forcat ukrainase do të jenë në gjendje të shmangin sulmin.

Një automjet luftarak rus i djegur, i cili identifikohet edhe nga shkronja Z e vendosur në derën e saj, ndodhej në lindje të qytetit të Mykolaiv më 10 mars.

Nga ana tjetër Kim tha se rusët ishin tërhequr dhe kishin lënë trupat e djegur të kolegëve të tyre, pas në fushën e betejës.

Ai i dërgoi CNN fotografi të kufomave të braktisura, duke shkruar: “Ka qindra të tilla, në të gjithë rajonin”.

Guvernatori ka bërë thirrje që trupat të vendosen në frigoriferë dhe të kthehen në Rusi për identifikim përmes testit të ADN-së.

Por, një muaj pas luftës, është ende e paqartë se si apo nëse eshtrat e ushtarëve po riatdhesohen në Rusi, ku raportet për numrin e të vdekurve janë në heshtje.

Rusia ka goditur çdo informacion në lidhje me realitetet e luftës së përgjakshme, duke kufizuar aksesin në raportet e mediave perëndimore, si dhe rrjetet sociale Tëitter dhe Facebook, në territorin rus.

Po ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se numri i trupave ruse të vrarë në Ukrainë mbetet një mister.

Zyrtarët ukrainas kanë pohuar se numri është më i lartë nga sa raportohet nga Rusia, në më shumë se 15,000.

CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë numrin e përgjithshëm të vdekjeve ruse.

Një nga imazhet më të zjarrta dhe të hershme të luftës në Ukrainë ishte e një ushtari rus të vdekur, me fytyrën dhe trupin e tij të errësuar nga pluhuri i borës së re.

Fotoja, e shkrepur nga fotoreporteri i Neë York Times, Tyler Hicks, kapi anonimitetin e më shumë se 150,000 rusëve të dërguar për të luftuar fqinjët e tyre  dhe ankthin e familjeve ruse të dëshpëruara për të mësuar ndonjë informacion për fatin e tyre.

Po ashtu një tjetër foto tregon se bora mbulon trupin e një ushtari rus të vdekur pranë një autostrade jashtë Kharkiv, Ukrainë, një ditë pas fillimit të pushtimit.

Qeveria ukrainase ka pohuar se ushtria ruse dërgoi krematoriume të lëvizshëm për të djegur të vdekurit e tyre.

“Populli rus po vdes këtu, askush nuk i merr njerëzit që vdesin në këtë luftë. A e dini se ata kanë sjellë një dhomë djegieje me vete? Ata nuk do t’ua tregojnë kufomat familjeve të tyre. Ata nuk do t’ua tregojnë nënave që fëmijët e tyre vdiqën këtu, “u tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gazetarëve në një konferencë e cila u mbajt më 3 mars.

Ndërkohë Qeveria e Ukrainës tha se është ende në pritje për të marrë një kërkesë nga autoritetet ruse për riatdhesimin e trupave të të vrarëve.

Zëvendëskryeministri ukrainas tha se çështja e mbledhjes dhe identifikimit të trupave ishte diskutuar në një takim midis kryeministrit Denys Shmyhal dhe presidentit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, të enjten.

Por KNKK nuk ka konfirmuar nëse po ndihmon Ukrainën në kthimin e mbetjeve ruse në vendin e tyre, gjë që parashikohet nga ligji ndërkombëtar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

Financial Times: Euroclear paralajmëron BE-në për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

28 November, 2025
Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

Festa e Flamurit bën bashkë liderët e shtetit. Vlora feston (video eksluzive albuk)

28 November, 2025
Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

Putin: Ukraina duhet të dorëzojë territor që çdo marrëveshje të jetë e mundur

28 November, 2025
Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

Donald Trump paralajmëron operacione tokësore kundër trafikantëve venezuelas të drogës

28 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result