Më shumë se 20 ushtarë ukrainas, të cilët u kapën robër gjatë luftimeve në Ukrainë, dolën të mërkurën në gjyq në Rusinë jugore. Ushtarët e kapur ishin anëtarë të batalionit Azov, një njësi elitare e forcave të armatosura ukrainase, që luftuan kundër trupave ruse në portin e Mariupolit në Detin Azov.
Rusia e pushtoi Mariupolin vitin e kaluar pas një beteje tre-mujore, luftë të cilën, pjesën më të madhe, e bëri mes gërmadhave. Mbrojtësit e fundit të mbetur ukrainas që u strehuan në një fabrikë gjigante çeliku në Mariupol, u dorëzuan te forcat ruse në maj 2022.
Autoritetet ruse e kanë cilësuar batalionin Azov si grup terrorist. Të pandehurit përballen me akuzat e përfshirjes në organizatë terroriste, si për dhe për pjesëmarrje në aksione për të përmbysur autoritetet e mbështetura nga Rusia në rajonin e Donetskut.
Ata përballen me dënime që variojnë nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm, nëse shpallen fajtorë. Nga 24 personat që janë përballur me akuzat, dy janë shkëmbyer me robër lufte rusë, si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve. Nga 22 të pandehurit e mbetur që përballen me gjyqin, tetë janë gra, të cilat thuhet se punonin si kuzhiniere për batalionin Azov. Apnews