ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë 4 hours ago
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi 4 hours ago
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi 4 hours ago
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë 4 hours ago
Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Ushtari i mirë Shvejk” dhe idiotësia e luftës

albnews by albnews
12 May, 2022
in Bota
0
“Ushtari i mirë Shvejk” dhe idiotësia e luftës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Jozef Shvejk i thotë me krenari oficerit të tij epror: “Zoti kolonel unë raportoj para jush me përkushtim, sepse jam një idiot!”. Ai ishte përjashtuar njëherë nga ushtria austro-hungareze për shkak të të qenit budalla. Që atëherë e siguronte bukën e gojës në Pragë duke shitur qen të vjedhur.

Kur dëgjoi lajmin e vrasjes së Franc Ferdinandit, Shvejk e ngatërroi në fillim Arkidukën me një tjetër Ferdinand që merrej me pastrimin e e rrugëve nga jashtëqitja e qenve. Në luftën që pasoi Shvejku thirret sërish nën armë për t’i shërbyer perandorisë.

RelatedPosts

Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë

Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

“Aventurat fatale të ushtarit të mirë Shvejk gjatë Luftës Botërore” (i njohur më shumë si “Ushtari i mirë Shvejk”) përshkruajnë rrugëtimin e budallait të vetëshpallur për në frontin e luftës. Midis viteve 19212-1923, Jarosllav Hashek botoi 3 vëllime të satirës së tij kundër luftës midis 1921 dhe 1923.

Kur vdiq ai ishte duke shkruar vëllimin  e katërt. Shvejk është një shejtan-budalla që lëviz sa andej-këtej duke iu bindur patronëve të ndryshëm. Ai zbaton verbërisht urdhrat që i jepen. I thuhet të kujdeset për çdo dëshirë të bashkëshortes së togerit, dhe Shvejk bën çfarë të dojë kjo e fundit, madje edhe fle me të.

Kur urdhërohet t’i gjejë togerit një qen, ai vjedh atë një koloneli. Për ta ndëshkuar, ky i fundit dërgoi front të gjithë batalionin ku bënte pjesë Shvejk. Gjithsesi Shvejk arrin të hidhet nga treni që po udhëtonte në frontin lindor në provincën austro-hungareze të Galicisë.

Vazhdon të ecë në këmbë, por të vetët e ngatërrojnë për një dezertor rus, dhe mezi i shpëton togës së pushkatimit. Ai i ribashkohet batalionit, dhe romani përfundon para se Shvejk të përjetojë luftimet në front.

Shvejk shpesh krahasohet me Josarianin, kapitenin amerikan në romanin “Catch-22” të Xhozef Heler, synimi i të cilit është t’i mbijetojë me çdo kusht Luftës së Dytë Botërore. Heler hodhi poshtë insinuatat se u frymëzua nga Hashek, duke e përshkruar historinë e tij si “thjesht një libër qesharak”.

Por nëse kjo do të ishte e saktë, Shvejk do të ishte thjesht një idiot. Në fakt ai është një mjeshtër i mashtrimit, një njeri i vockël që e mban veten jashtë luftës së regjimit thjesht duke ndjekur urdhrat. Vetë jeta e Hashek ishte thuajse po aq kaotike sa ajo e personazhit të tij.

Edhe ai u dërgua të luftonte në frontin lindor. Më vonë u bashkua me Ushtrinë e Kuqe dhe u lidh me Trockin, duke i shkëputur përfundimisht lidhjet e tij komuniste. Shumë shkrimtarë janë përpjekur ta përfundojnë sagën e tij (Bertold Brehti shkroi një dramë në të cilën Shvejk kryqëzon fatin e tij me atë të Adolf Hitlerit).

Por askush nuk e ka kapur me aq sukses imagjinatën e çekëve sa Hashek, i ndihmuar nga ilustrimet e tipit Tintin të Josef Ladas në botimet e hershm. Termi “To Svejk” (Si Shvejku) ka hyrë në fjalorin çek, dhe do të thotë të minosh autoritetin përmes marrëzisë.

Në vitin 1968, kur Bashkimi Sovjetik vendosi Gustav Husakun si udhëheqësin e Çekosllovakisë pas Pranverës së Pragës, ai u bëri thirrje njerëzve që të “Ndalnin shvejkizimin e tyre”. (Duke mos kuptuar metaforën sovjetikët e lavdëruan veprën e Hashek). Personazhi  Shvejk ka lënë gjurmë në të gjithë Evropën. Nga Athina në Varshavë, dhjetëra imitime të “U Kalicha” (At The Chalice). Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, citon rregullisht Shvejkun në fjalimet e saj.

Sot, pjesa më e madhe e asaj që dikur ishte Galicia është në Ukrainë. Tani ushtarët rusë që po zhvillojnë një luftë të pakuptimtë në atë vend, nuk do të bënin keq sikur ta lexonin romanin “Ushtari i mirë Shvejk”. Nëse kanë fat, mund t’i frymëzojë që të përpiqen që të “shvejkizojnë” veten e tyre. / “The Economist” – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

24 November, 2025
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

24 November, 2025
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

24 November, 2025
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result