Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ushtar i ri i Ushtrisë së Malit të Zi, David Gorvokoviq, i cili aktualisht është pjesë e një misioni të NATO-s në Bullgari, ka festuar Ditën e Flamurit të Shqipërisë, më 28 Nëntor, së bashku me ushtarë shqiptarë.

Ai është fotografuar duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta në Mal të Zi.

Gazeta malazeze “Vijesti” raportoi lajmin me titullin: “Pjesëtari i Ushtrisë së Malit të Zi bën ‘shqiponjën dykrenare’”.

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq, konfirmoi për “Vijesti” se informacionet janë të sakta dhe se po kryhet një hetim për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti.

Ai gjithashtu foli për një incident tjetër që përfshin dy ushtarë malazezë të arrestuar në Kosovë.

Ata u ndaluan në Deçan pasi në automjetin e tyre ishte shkruar “Kosova është Serbi”.

Ministri theksoi se autoritetet do të veprojnë në përputhje me ligjin për të trajtuar këto situata.

Share This Article