Ushtria amerikane dhe ajo serbe kryejnë stërvitje së bashku, Hill: Punojmë së bashku me Beogradin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria amerikane dhe ajo e Serbisë kanë kryer dje stërvitje të përbashkëta ushtarake. Gjatë stërvitjes, ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është parë krah për krah me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviç.

Ambasadori Hill e ka cilësuar këtë stërvitje si të mrekullueshme dhe sipas tij Serbia dhe ShBA-ja “së bashku janë më të fortë”.

Është e mrekullueshme të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe mësojnë nga njëra-tjetra. Ftoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Republikës së Serbisë të bëjnë më shumë”, ka shkruar Hill në llogarinë e tij në Twitter, duke postuar edhe një video stërvitja taktike ndërkombëtare “Platinum Wolf 23”.

Ndërkaq, para disa javësh Ushtria e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës është përjashtuar nga stërvitjet ushtarake me të mëdha “Defender 2023”. Nga ana e tij, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u shpreh se “për Kosovën, ato stërvitje kanë marrë fund”.

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës erdhi pas tensioneve në veri të Kosovës, kur vendosja e kryetarëve të rinj në komunat në veri të Kosovës u shoqërua me protesta të dhunshme nga ana e protestuesve serbë, të cilët sulmuan ushtarët e KFOR-it, policinë e Kosovës dhe nuk kursyen as mediat e gazetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Ndërsa më 15 qershor gjendja arriti kulmin e tensionit midis Prishtinës dhe Beogradit, kur forcat serbe rrëmbyen tre policë brenda territorit të Kosovës.

Share This Article