Shkencëtarët e ushtrisë amerikane kanë krijuar një test të ri Covid-19 që mund të identifikojë potencialisht transportuesit para se të shfaqin simptoma dhe të përhapin infeksionin, raporton The Guardian.
Koordinatorët e projektit shpresojnë që testi që do bëhet në gjak, do të jetë në gjendje të zbulojë praninë e virusit 24 orë pas infektimit – përpara se njerëzit të shfaqin simptoma dhe disa ditë para se një transportues të konsiderohet i aftë për ta përhapur atë në të tjerë njerëz. Kjo është gjithashtu rreth katër ditë para se testet aktuale mund të zbulojnë virusin.
Testi ka dalë nga një projekt i krijuar nga Agjensia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar të Mbrojtjes së Ushtrisë amerikane (Darpa) që synon diagnostikimin e shpejtë të helmimeve nga mikrobet. Testi i ri pritet të paraqitet për miratimin e përdorimit të urgjencës (EUA) nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) brenda një jave.
“Koncepti mbush një hendek diagnostikues në të gjithë botën,” i tha Guardian kreu i zyrës së teknologjive biologjike të Darpa, Dr Brad Ringeisen, teksa shtoi se ky test mund të plotësojë boshllëqet e testimit në fazat e mëvonshme të infeksionit.