Ushtria britanike me biçikleta të reja elektrike, që u mundësojnë t’i afrohen forcave armike pa u ‘vërejtur fare’

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtarët britanikë do të mund të përdorin biçikletat elektrike që t’i afrohen tinëzisht mjeteve të blinduara të armikut, siç janë tanket në fushëbetejë.

Të inspiruara nga taktikat e ukrainasve kundër forcave pushtuese ruse, kreu i ushtrisë britanike po shqyrton planet për përdorimin e sa më shumë dronëve, mjeteve autonome dhe armët laserike.

Ushtarët gjithashtu do të mund të përdorin hartat e realitetit virtual për të pasur një pamje sa më reale të fushëbetejës në kohë reale.

Inxhinierët gjithashtu kanë zhvilluar një raketa-hedhës të modifikuar i njohur si Wolfram që shkrep raketat Brimstone, që fillimisht ishin dizajnuar që të lansohen nga fluturaket.

Këto inovacione i ndoqi nga afër edhe Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace dhe kreu i ushtrisë britanike Admirali Sir Tony Radakin, që analizuan me vëmendje taktikat e reja të luftës.

Shumë leksione janë marrë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Kjo bëri që shtetet e fuqishme perëndimore të mendojnë për më shumë investime në teknologji të fundit – që kryesisht bëhet fjalë për mjete luftarake autonome, pa pilot ose shofer.

E një nga inovacionet e përdorura në këtë stërvitje të simuluar ishte biçikleta elektrike, që ushtarëve britanikë u mundëson që me Stealth H-52 t’i afrohen mjeteve të blinduara armike pa i ndier fare.

Një biçikletë e tillë kushton 6.500 funte dhe shpejtësinë maksimale e ka 80 kilometra në orë. Kanë një rreze veprimi prej 60 kilometra.

Share This Article