Ushtria dhe civilët nënshkruajnë marrëveshje për ndarje të pushtetit në Sudan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilli ushtarak i Sudanit dhe aleanca e opozitës civile e kanë nënshkruar një marrëveshje për ndarje të pushtetit, duke i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm që erdhi pas rrëzimit të diktatorit Omar al-Bashir.

Kjo marrëveshje pritet ta sjellë krijimin e këshillit të ri qeverisës, në të cilin do të marrin pjesë civilët dhe gjeneralët ushtarakë. Në këtë mënyrë, më vonë do të organizohen zgjedhjet dhe vendi do të udhëhiqet nga një qeveri civile.

Gjenerali Mohamed Hamdan Dagolo, i cili njihet si njeriu më i pushtetshëm i Sudanit, është zotuar se do t’i respektojë pikat e marrëveshjes së nënshkruar me opozitën.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes po marrin pjesë kryeministrat e Egjiptit dhe Etiopisë dhe presidenti i Sudanit Jugor. Marrëveshja është nënshkruar në Khartoum, kryeqytet i Sudanit.

Sipas marrëveshjes së arritur, vendi do të udhëhiqet nga këshilli i sovranit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ky këshill do të përbëhet nga gjashtë civilë dhe pesë gjeneralë.

Anëtarët civilë të këtij këshilli do ta nominojnë një kryeministër të përkohshëm javën e ardhshme, ndërsa kontrolli i organit më të lartë do t’iu kalojë ushtarakëve pas tre vjetësh, shkruan “BBC”.

Share This Article