Armata e Maqedonisë së Veriut së shpejti mund të ballafaqohet me mungesë të numrit të pilotëve ushtarak, për shkak se numri i të interesuarve për këtë profesion ulet dhe nuk mund të zëvendësohen me ato që dalin në pension. Këtë e konfirmoi edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë vizitës së Qendrës për trajnimin e pilotëve të rinj. Ajo shtoi se me kapacitetin aktual Armata nuk mund të kontribuojë me pilot në NATO.
“Ne kemi numër që i plotëson nevojat tona, por nuk është e mjaftueshme që ato nevoja t’i bartim ose tua rekomandojmë NATO-s. Ne edhe në njësitë e deklaruara, kishim një sektor të helikopterëve por nuk u përdor asnjëherë. Një nga problemet është numri i pilotëve i cili ende është i kufizuar, ndërsa problemi i dytë është se në NATO operacionet e këtilla duhen operabilitet ndërveprues dhe për këtë u duhen helikopter dhe platforma të ngjashme”, tha Radmilla Sheqerinska.
Konkursi i radhës për pilot të rinj, do të jetë në fillim të tetorit. Në këtë qendër, në gjashtë javët e ardhshme do të trajnohen edhe pilotë nga Armata e Polonisë, më pas edhe nga Bullgaria. Ministrja Shekerinska, njoftoi se për të inkurajuar të rinjtë të zgjedhin këtë profesion, Qeveria ka vendos që kandidatët që do të pranohen, gjatë trajnimit në Qendrën për pilot të rinj, të marrin edhe pagë të plotë. Lidhur me modernizimin e Armatës, Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska thotë se plani i miratuar i Kuvendit për investim në Armatë do të ketë efekte të shpejta.