Ushtria e Nepalit ka gjetur vendin ku është rrëzuar avioni të dielën, konfirmohen 14 viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria e Nepalit ka bërë të ditur këtë mëngjes se kishte gjetur vendin e rrëzimit të një avioni me 22 persona, i cili u zhduk nga kryeqyteti i vendit Katmandu të dielën.

“Njësitë e kërkimit dhe shpëtimit kanë gjetur vendin e rrëzimit”, ka thënë zëdhënësi ushtarak Narayan Silwal për mediat lokale.

Avioni është në pronësi të një kompanie private, i prodhuar në Kanada dhe fluturoi për Tara Air.

Sipas informacioneve të disponueshme deri më tani janë konfirmuar 14 persona të vdekur.

Aksidentet e avioneve në Nepal janë të shpeshta për shkak të ndryshimit të kushteve të motit dhe pistave të vendosura në vende malore.

Katër indianë, dy gjermanë dhe 16 qytetarë nepalezë ishin në një avion që po fluturonte 20 minuta para se të humbiste kontakti me ekuipazhin.

Share This Article