Kryeministri Rama ka folur për herë të parë pas viktimës së parë me koronavirus, shënuar në spitalin e Durrësit.
Përmes një lidhje live në rrjetin social, Rama ka paralajmëruar të gjithë të kthyerit nga Italia, duke u shprehur se nga nesër kush kapet në rrugë nga postoblloqet e policisë dhe ushtrisë, do të gjobitet me 5 mijë euro.
Rama: Qetësisht zbatoni këshillat e autoriteteve shëndetësore. Sa më të disiplinuar të jemi sot, aq më pak telashe do të kemi nesër. S’kemi marrë armët të çajmë rrethimin, të kufizojmë kontaktet tona. Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia, Greqia apo zonat e tjera të prekura të vetë-karantinohen. Sot do të dalë në rrugë një formacion i Policisë dhe Ushtrisë. Do të ndalohen dhe verifikohen nëse në makinë, ka të ardhur nga Italia, Greqia, në 14 ditët e fundit, që iu ndalohet të dalin jashtë. Nga nesër, kush kapet, do të paguajë 5 mijë euro gjobë dhe do t’i ndalohet që të iki më në Itali.
Kryeministri lajmëroi dhe për mbylljen e pikave të internetit.
Rama: Do të mbyllen edhe pikat e internetit që nga sot. E di që kush lëviz me makinë do të bezdiset dhe do të nervozohet nga Post-blloqet, prandaj të kufizojë lëvizjet. Të pranojmë të gjithë së bashku këtë shtrëngim
Rama ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të ruajnë veten dhe familjarët, duke ulur numrin e daljeve të panevojshme. Në fund të videos së tij kryeministri ka kërkuar zbatimin e këshillave të mjekëve për higjienën.