Ushtria egjiptiane vret 126 militantë në Gadishullin Sinai

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zëdhënës i ushtrisë egjiptiane tha të dielën se forcat ushtarake i kanë vrarë 126 militantë gjatë një operacioni të sigurisë në Gadishullin Sinai, që shtrihet në pjesën verilindore të vendit, përgjatë kufirit me Izraelin.

Përmes një deklarate, koloneli Tamer al-Refai tha se ushtria i ka kryer 22 bastisje dhe 16 operacione, duke shtuar se tetë tunele në kufi me Gazën janë shkatërruar.

Pa dhënë ndonjë hollësi, al-Refari tha se rreth 15 ushtarë egjiptianë janë vrarë ose janë plagosur gjatë këtyre operacioneve.

Gadishulli Sinai ka qenë epiqendër e kryengritjes së militantëve nga viti 2013, kur ushtria e Egjiptit e rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Mohamed Morsi – presidentin e parë egjiptian të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Morsi vdiq në qershor të vitit të kaluar përderisa po mbahej në burg dhe po gjykohej për akuzat për spiunazh, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Ushtria e Egjiptit në fillim të vitit të kaluar e kishte kryer një operacion të gjerë për t’i luftuar militantët e lidhur me ISIS-in në këtë gadishull.

Share This Article