Ushtria gjermane vazhdon edhe një vit mandatin në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti i Gjermanisë miratoi të premten vazhdimin edhe për një vit të misioneve ushtarake në Kosovë dhe në Liban.

Kontingjenti gjerman në Kosovë është zvogëluar me vite dhe, aktualisht, vetëm 70 ushtarë gjermanë shërbejnë në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Në Liban, ndërkaq, Gjermania ka një personel prej 140 ushtarësh.

Ata janë të përfshirë në patrullimet në det dhe në stërvitjen e marinës së Libanit.

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e kundërshtoi zgjatjen e misioneve ushtarake edhe në Kosovë, edhe në Liban, por, megjithatë, ato u miratuan nga shumica.S


Share This Article