Ushtria kineze merr vaksinën e koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Miratohet një vaksinë eksperimentale e koronavirusit për përdorim nga ushtria kineze.

Vaksina Ad5-nCoV është një nga 150 vaksinat që po eksperimentohen në të gjithë botën për të parë nëse imunizimi mund të mbrojë njerëzit kundër virusit pandemik duke e mësuar trupin njerëzor të njohë dhe luftojë kundër sëmundjes.

Kjo copëzë e veçantë, e zhvilluar nga Can Sino Biologics dhe Instituti i Bioteknologjisë i Pekinit në Akademinë e Shkencave Mjekësore Ushtarake, ishte e para që hyri në një provë klinike me vullnetarë njerëzorë.

Ky studim, duke përfshirë 108 të rritur, zbuloi se vaksina ishte e sigurt dhe duket se gjeneronte një përgjigje nga sistemi imunitar i trupit, raportoi revista mjekësore Lancet në fund të majit.

Është e paqartë nëse kjo do të thotë që njerëzit që marrin vaksinën do të kenë imunitet kundër koronavirusit.

Dhënia e saj stafit ushtarak mund të ndihmojë shkencëtarët t’i përgjigjen kësaj pyetjeje jetike. Asnjë vaksinë kundër koronavirusit nuk është aprovuar ende për përdorim të gjerë./BBC

Share This Article