Ushtria mund të strehojë deri në 50 000 afganë në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Forcat e armatosura amerikane mund të strehojnë përkohësisht deri në 50 000 afganë të evakuuar në bazat e tyre në SHBA, njoftoi sot zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby.

Më parë, forcat e armatosura kishin folur për një kapacitet prej më shumë se 20 000 persona.

“Pranimi i afganëve shtesë është tani i mundur, sepse ushtria po hap tri baza të tjera për të akomoduar të evakuuarit”, tha Kirby.

Afganët janë kryesisht ish-punonjës të forcave të armatosura amerikane dhe familjet e tyre.

Fillimisht, ata do të vendosen në bazat ushtarake, ndërkohë që autoritetet amerikane do të ndërmarrin përpunimin e kërkesave të tyre për vizë.

Share This Article