Ushtaria nigeriane ka hapur zjarr ndaj protestuesve në lagjen Lekki të kryeqytetit, duke qëlluar të paktën dy persona.
Nigeria tash e disa javë është përfshirë nga protestat masive, ku protestuesit kanë akuzuar policinë për brutalitet, ndërsa burimet e Reuters thonë se ka akoma trupa të vdekurish në rrugët qytetit.
“Ata filluan të qëllonin me municion drejt turmës. Unë pashë që plumbat goditën një ose dy persona”, ka thënë Alfred Ononugbo, oficier sigurie gjatë së martës.
Qeveria e shteti Lagos ka bërë me dije se do të hapet një hetim rreth të shtënave, për të cilat dëshmitarët thhanë se u shkaktuan rreth orës 19 pasdite.
Inyene Akpan, një fotograf 26-vjeçar, ka thënë se kishte parë rreth 20 ushtarë që kishin shkuar në portën e Lekkit dhe kishin hapur zjarr. Ai thotë se kishte parë dy persona të pushkatuar.
“Ka pasur raportime për të shtëna në Lekki”, ka deklaruar Gboyega Akosile, një zëdhënëse e guvernatorit.